Home icon Fillimi»Te Rejat e Fundit dhe Evente
Evenimente
Dita e Pashkëve në Citypark PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike
  • Atmosfera e krijuar për Festën e Pashkëve

Më 4 Prill Pashkët u festuan  në Citypark. Galeria kryesore u dekorua me lodra dhe ngjyra pa fund për ta bërë këtë ditë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.  Katër  vajza shpërndanë  vezë të ngjyrosura në të gjithë qendrën si dhe një piktore ishte e ftuar enkas për të pikturuar Vezët e Pashkëve me ngjyra dhe dekore të ndryshme.

  • Ledi Paparisto

Ledi Paparisto, soprano e mirënjohur ishte e ftuar speciale. Ajo këndoi live gjatë gjithë ditës së pashkëve duke i dhënë magjinë e duhur festës. U zhvillua dhe një lojë argëtuese e cila konistonte në thyerjen e vezëve ashtu sic e do dhe tradita e Pashkëve. Atmosfera e krijuar nga kengetarja  u përcoll tek të gjithë të pranishmit mes tingujve të muzikës  së saj.

 
Teatër për Fëmijë ”7 Kecat dhe Ujku” PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Muaji Prill mirëpriti dhe argëtoi fëmijët në Citypark me  shfaqjen “7 Kecat dhe Ujku”.  Aktorët e Teatrit Kombëtar  për Fëmijë krijuan atmosferë  përrallash me kostumet shumë ngjyrëshe dhe aktrimin e tyre në  galerinë kryesore te Citypark në datat 2 dhe 3 Prill.

 
Argetim per Femije Gjate Muajit Mars PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Citypark argeton te gjithe femijet cdo te Premte e te Shtune  me teatre e shfaqe  zbavitese nga me te ndryshmet.   Pergjate muajit  Mars  u zhvilluan disa aktivitete zbavitese  per  femije.

  • Teatri  ‘Mbret do behem une’ nga Teatri Kombetar per Femije.
  • Teatri  ‘Druvari  i mire’  Nga Teatri Metropol.
  • Balet per femije nga shkolla ‘Centro Danza Mimoza’
  • Shfaqie  zbavitese nga ‘Cirku Pavli’

 

 


JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL